Uji Dea

Gashi: Vetëvendosje ta ndalë presionin dhe shantazhin përndryshe do të marrin përgjigje tjetër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i GP-së së LDK-së Arben Gashi, ka thënë se shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt.

Ai ka thënë se nëse nuk ndalet presioni dhe shantazhi LVV do të marrë përgjigje tjetër nga LDK-ja.

“Të ndalin në mënyrë të mënjehershme çdo presion dhe shantazh ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt…Jemi një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen në mënyrë të lirë demokratike…Askush nuk guxon të ushtroj presion e shtantazh për bindjet e deputetëve”, tha Gashi, transmeton Gazeta Express.

“Ajo që ka bërë mbrëmë zonja Kusari duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht deputetët e LDK-së se ata janë fajtorë, është e papranueshme nëse vazhdojnë presionin do të marrin përgjigje tjetër”, shtoi ai.

Ai tha se ka pasur telefonata, mesazhe, kërcënime të cilat, sipas tij janë të papranueshme.

FIDANISHTJA

“Në këtë vend do të mbrohet fjala e lirë dhe bindja. Nuk guxon askush të shantazhojë deputetët e LDK-së, është e papranueshme”, shtoi ai.

Teksa theksoi se treshja e LDK-së që s’e votoi mbrëmë Osmanin ka sërish qëndrim të njejtë.

Ndryshe seanca e paralajmëruar për në orën 17:00 nuk ka nisur akoma, teksa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është shprehur i bindur se sot i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Abrashi ka thënë për T7 se kanë mjaftueshëm vota për ta përmbyllur me sukses këtë proces. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.