Mobi Casa

Gashi vazhdon me gol te Baseli

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Anëtari i kombëtares shqiptare shënoi sërish gol në fitoren e kampionit aktual të Zvicrës në futboll.

Shkelzen Gashi po vazhdon me paraqitje të mira në radhët e kampionit të Zvicrës, Basel i cili këtë herë mori pikë të plotë nga vizita te FC Thun (3:2).

Gashi shënoi golin e dytë të ekipit në minutën 29, ndërsa u ndëshkua një herë me karton të verdhë para se të zëvendësohej në minutën 70.

FIDANISHTJA

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar 2 gola dhe një asistim në tri ndeshjet e para të kampionatit të ri zviceran. Taulant Xhaka shnëoi po ashtu paraqitje të plotë për Baselin.

Golin e dytë për Thun, e shënoi Berat Sadiku, sulmuesi shkupjan me pasaportë finlandeze.