Eko Higjiena

Gashi: Unë nuk votova fare, nuk i sigurova kuorum Thaçit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka sqaruar se ai nuk ka votuar fare për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Gashi tha se qëndrimi i tij në sallë nuk ka bërë kuorum për Thaçin.

“Kishte shumë tension sidomos në raundin e parë. Më është kërkuar që të marr pjesë në votim sepse ka mungesë kurimi, unë ju thash qartë se nuk do të marr pjesë në votim sepse e vlerësoj se nuk është e duhur”, ka treguar Gashi.

“Unë e kam paralajmëruar edhe më herët se ka disa modalitete për ndaljen e zgjedhjes së Thaçit President. Një modalitet ka qenë të mos marrësh pjesë në sallë dhe një modalitet tjetër është të qëndrosh në sallë por të mos bësh kuorum. Unë kam qëndruar aty, por nuk kam bërë kuorum, as unë as Ilir Deda dhe as zoti Fisnik Ismaili kur ka hyrë në sallë. Nëse nuk janë 80 vota në kuti atëherë nuk ka kuorum”, ka shpjeguar Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës .

Ai ka treguar edhe përse qëndroi në sallë.

“Unë qëndrova në sallë sepse isha i vendosur të jem pranë kolegëve të mi dhe të ndikoj aty. E pamë që në raundin e parë zoti Thaçi kishte vetëm 50 vota, kurse pas daljes së zotit Deda ra entuziazmi”.

Mobi Casa

Gashi tha se “LDK-ja ka marrë vendim për ta zgjedh zotin Thaçi president, disa deputetë e kanë respektuar këtë vendim dhe i respektoj të gjithë ata, disa kanë vendos të mos e respektojnë vendimin e partisë duke mos ardhur fare në seancë, disa duke qëndruar në seancë, por duke mos marrë pjesë në votim”.

“Shumë njerëz nuk e kanë kuptuar procesin e votimit dhe ata që janë shprehur me mllef i kuptojë, por unë e kam sqaruar në Facebook qëndrimin tim”.

Gashi: Deputetët e LDK-së nuk e duan Thaçin, por u përballën me vendimin e partisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij nuk e shohin Hashim Thaçin si njeriun e duhur për President, por ata është dashur të votojnë, sepse kështu ka vendosur kryesia e LDK-së.

“Ka pasur një vendim të kryesisë së partisë se duhet të votohet zoti Thaçi për President dhe në anën tjetër ka pasur deputetë që nuk kanë dashur ta votojnë dhe ta pamundësojnë”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Shumica e deputetëve të LDK-së kanë pasur bindjen që zoti Thaçi nuk është njeriu i duhur për President dhe kanë pasur vullnetin për ta pamundësuar këtë, por janë ballafaquar me një vendim të partisë që ka dalë nga marrëveshja e koalicionit”.