United Hospital

Gashi synon elitën zvicerane me Aaraun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Javë më parë, ekipi i kategorisë së dytë zvicerane Aarau, publikoi lajmin e madh. Sulmuesi Shkëlzen Gashi, kishte pranuar ofertën e këtij klubi dhe kishte firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.

Si synimet e Aaraut, po ashtu edhe të Gashit janë të mëdha. Madje, 31-vjeçari synon që ta kthejë Aaraun sa më shpejt që të jetë e mundur në elitën e futbollit zviceran.

Gashi këtë vikend, pritet të debutojë tek Aarau në ndeshjen kampionale ndaj Stade Ls Ouchy, në udhëtim.

Fundamenti

Me transferimin tek Aarau, Gashi është kthyer në futbollin zviceran pas gati katër vjetësh. Gjatë kësaj periudhe, ka luajtur në MLS të SHBA-së, te skuadra Colorado Rapids, edhe pse vitin e fundit nuk është aktivizuar fare.

Ai është lënë jashtë ekipit te Colorado, por nuk e ka shkëputur kontratën. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, Gashi ka zbuluar se ka mbajtur formën me trajner personal dhe ka insistuar se është plotësisht i gatshëm për të debutuar tek Aarau. Te kjo skuadër pati luajtur edhe gjatë edicionit 2011/12 dhe kishte shënuar 22 gola në 41 paraqitje./ekonomia online/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.