Uji Dea

Gashi: Studentët e Kosovës Lindore mund të studiojnë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi ka thënë të premten në Gjilan se studentët e Kosovës Lindore padrejtësisht janë privuar nga e drejta universitare. Universiteti i Gjilanit mund tu shërbej atyre si qyteti më i afërt për të ndjekur studimet, por ne do të mundohemi që në të ardhmen edhe të hapim degët tona atje tha Gashi.

Rektori i UP-së Ibrahim Gashi së bashku me Qemajl Mustafën derisa kanë folur para studentëve për rolin e Universitetit të Gjilanit në nivel rajoni kanë thënë se ky universitet mund të jetë strehë e dijes edhe për studentët nga Kosova Lindore dhe qytetet shqiptare nga Maqedonia.

Ibrahim Gashi tha se në Kosovën Lindore aktualisht e kemi një gjendje të rëndë pasiqë studentët e atjeshëm shqiptarë janë të privuar padrejtësisht nga e drejta universitare. “Shteti serb nuk i lejon që ata të studiojnë në gjuhën shqipe dhe ky përbën një diskriminim të hapur nga ana e shtetit serb” tha Gashi.

UBT

Rektori Gashi tha se edhe studentët e Kosovës Lindore duhet t`i plotësojnë të drejtat e tyre dhe në këtë drejtim Universiteti i Gjilanit do të mund tu shërbej atyre si streha ku mund të marrin dijen dhe kryejnë studimet. Gashi tha se studentët nga Kosova Lindore i kanë dyert e hapura në Universitetin e Gjilanit dhe në të ardhmen pse jo ne edhe do të hapim degët tona edhe në qytetet shqiptare atje.

Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se studentët e Kosovës Lindore , por edhe ata nga Maqedonia janë të mirëseardhur në Gjilan. “Ne jemi krenar që kemi mundësi të inkuadrojmë edhe pjesën tonë shqiptare e cila padrejtësisht po shkelet nga shteti serb. Studentët e Kosovës Lindore duhet të ndihen si në vendin e tyre dhe do të kenë përherë përparësi në të gjitha drejtimet ekzistuese në Universitetin e Gjilanit” tha Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.