RCCOLA

Gashi: Sejdiu e Daci shkatërruan LDK-në

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Dardan Gashi, njëri nga themeluesit e listës “Ibrahim Rugova”, gjatë një interviste për Kosovapress ka thënë se ish lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Dacin janë fajtorët kryesor për shkatërrimin e LDK-së, i cili po ndodh pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Ai duke folur për mundësin e ndonjë koalicioni të Listës me LDK-në është shprehur mjaft skeptik për një mundësi të tillë, pasi, sipas tij, LDK ende nuk ka reflektuar ndaj qëndrimeve përjashtuese, të cilat kanë qenë shkaktare të largimit dhe themelimit të Listës “Ibrahim Rugova”. Rikthimi i Sejdiut në politikë, pas shkeljes kushtetuese që ka bërë, për të do të ishte një absurditet i llojit të vet.

Gashi duke folur për zgjedhje lokale, në pritje për t’u shpallur nga presidentja e Kosovës, ka thënë se Lista “Ibrahim Rugova” tashmë ka vendosur që në Prizren dhe Gjakovë, në zgjedhjet lokale, të garojë më lista të veçanta për këshilltarë komunal. Në këtë listë nuk e përjashtojnë mundësinë që të vetëm të futen edhe në garën për kryetar të tyre. Ndryshe nga Prizreni dhe Gjakova, për komunat tjera do të bëjnë koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Shiko për zgjedhjet lokale ne jemi të vetëdijshëm për mënyrën se sa jemi të shtrirë në teren dhe për këtë do shikojmë se ku jemi. Në dy komuna pretendojmë të garojmë, në Prizren dhe në Gjakovë drejtpërdrejtë, ndërsa në komunat tjera do të jemi pjesë aty ku ka interes dhe ku kemi ndikim, pjesë e koalicioneve ad hoc që ndodhin nëpër komuna”, ka thënë Gashi.

Ai ka pohuar se nuk do të kandidojnë me kandidat për kryetar, por vetëm me kandidat për këshilltarë të kuvendeve komunale dhe tashmë disa emra i kanë ndërsa disa ende jo dhe janë në diskutim se cilët emra do të jenë

Ndërsa, për Prishtinën Gashi ka thënë se nuk kanë menduar të garojnë me ndonjë kandidat për kryetar, derisa për këshilltar komunal do të bisedojnë me partitë tjera, derisa ka mohuar kategorikisht mundësinë që Ukë Rugova të kandidojë për kryetar të Prishtinës, apo t’i prij listës për këshilltarë komunal.

“Jo kategorikisht jo”, është shprehur Gashi.

Duke folur për mundësinë e koalicionit me LDK-në, Gashi është shprehur mjaft skeptik, meqë arsyet që kanë quar në vendimin e listës për t’u larguar nga LDK-ja janë evidente edhe sot.

RCCOLA

“Qëndrimi i LDK-së, shembull, qëndrim kategorik ka qenë se përjashton çfarëdo koalicioni me PDK-në, ajo nuk është qasje as demokratike as nuk është qasje e uljeve të tensioneve edhe të kaluarës, dhe ka qenë në vazhdimësi politikë që me tensione të fitohen vota. As nuk është rruga as nuk është fryma e Ibrahim Rugovës që të vazhdoj të mbahet një popull i tërë në ankth për shkak të interesave të veta. Në fakt fatmirësisht ka filluar të ndryshoj javëve të fundit siç e kam dëgjuar kryetarin Mustafa që nuk e përjashton mundësinë dhe shton gjasat që të kemi mundësinë e bashkëpunimit. Do të thotë nuk bënë të sillemi me politika përjashtuese, aq më shumë se LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë asnjë dallim konceptual. Të dyja janë parti që e respektojnë kushtetutën që e respektojë shtetin e Kosovës, që e respektojnë flamurin, që kanë luftuar secila në mënyrën e vet dhe që janë parti shtetformuese dhe nuk ka pasur arsye tjetër përveç aspektit elektoral që të fryhet ai animozitet që ka ekzistuar”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka akuzuar ish kryetarin e LDK-së dhe Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe Nexhat Dacin. Ata, sipas tij, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, për interesa personale e shkatërruan LDK-në.

“Thyerja e parë ka ndodh pas vdekjes presidentit Ibrahim Rugova, ku dy akterët, zoti Daci dhe zoti Sejdiu nuk gjeten gjuhë të përbashkët, pastaj thyerja e dytë ka ndodhur në këtë procesin kur ne kemi kërkuar që të respektohet edhe statuti i LDK-së, por edhe Kushtetuta e Kosovës kur zotëri Sejdiu ka mbajtur në mënyrë të padrejtë dy pozita atë të kryetarit të shtetit dhe atë të partisë dhe e ka dëmtuar partinë, pasi nuk ka pasur kohë as drejtë në bazë të ligjit që të merret me parti. Do të thotë partia është udhëhequr nga bedel. Ashtu nuk mund të udhëhiqet nga një parti që ka qenë pjesë e qeverisë dhe që ka udhëhequr politikën e Kosovës për njëzet vjet”, ka deklaruar Gashi.

Ai është shprehur se ata të cilët pretendojnë se janë lider janë të detyruar që t’i ulin gjakrat pasi t’i ngritin ato, por kjo ka munguar të Sejdiu e Daci që ta bashkojnë partinë ashtu siç e ndanë atë. Ndërsa, e ka quajtur absurde mundësinë e rikthimit të Sejdiut në politikë, pasi Gjykata Kushtetuese konstatoj se ka bërë shkelje të rënd derisa ka mbajtur dy poste, atë të presidentit dhe kryetarit të partisë.

“Po, tash e thash dikush që është shkarkuar prej presidencës për shkak të shkeljes së rend, sepse me sa me kujtohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet shkelje e rënd. Dhe nëse një politikan prapë pas dy viteve pretendon të kthehet në politikë dhe të harrohet ajo punë është brengosëse për demokracinë edhe për shtetin ligjor duke pasur parasysh se Sejdiu është profesor i të drejtës ligjore në universitetin e Prishtinës”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se nuk ka parë reforma rrënjësore që do ta bënte LDK-në më atraktive qoftë për njerëzit që kanë dal e të kthehen qoftë për njerëz të rinj, pasi është premtuar shumë, është premtuar frymë e re, njerëz të rinj, që, sipas tij, nuk po duke askund e me të as dhe reforma rrënjësore. /kosovapress/