United Hospital

Gashi: “Refuzova miliona për MLS”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkëlzen Gashi po e shijon aventurën në Major League Soccer
Për tu bërë pjesë e Colorado Rapids në kampionatin amerikan, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, refuzoi oferta si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë ekonomik.

Në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, Gashi ka folur për sezonin e tij të parë në MLS, duke theksuar se ka bërë realitet një ëndërr.

”Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa çmime, ja kam dalë të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë dhe për këtë jam shumë i lumtur”, nënvizoi, ish lojtari i Baselit.

Fundamenti

“Kisha kërkesa nga Seria A dhe Bundesliga, por unë doja të përjetoja diçka ndryshe. Zgjodha një aventurë të re drejt një vendi ku kaloj pushimet dhe ku jetojnë disa miq të mitë”, shtoi ai.

“Kur më erdhi oferta nga Colorado nuk u mendova dy herë dhe nuk e bëra këtë zgjedhje absolutisht për para, sepse nëse do të zgjidhja anën ekonomike do të isha transferuar në Kinë ose Dubai”, deklaroi Shkëlzen Gashi.

Falë 10 golave të realizuar në 30 ndeshje me Colorado Rapids gjatë këtij sezoni, kuqeziu arriti të fitonte disa çmime personale por siç e thotë edhe vetë Gashi maksimumi për të në vitin 2016 ishte pjesëmarrja në kampionatin Evropian me Shqipërinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.