United Hospital

Gashi: Qeverinë Kurti e karakterizon mashtrimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë, duke thënë se Qeverinë Kurti e përfaqëson dhe e karakterizon mashtrimi, raporton Gazeta Express.

Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se po tentojnë të fshihen pas gjinisë duke e përmendur edhe rastin e kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK’ja në Vetëvendosje.

“Mashtrimin që e keni kthyer në kauzë, është ajo çfarë ju përfaqëson dhe ju karakterizon. Përfaqësimi mes mashtrimit është i padenjë. Tani jeni në pushtet, nëse diçka është gabim, rregullone, nëse diçka nuk funksion rregullone. Trajtoni me prioritet gratë e këtij vendi, jo sepse janë gra por sepse janë deputete”, ka thënë ai.

Fundamenti

Gashi është shprehur se po mbrohet pazari politik për shkak të gjinisë.

“Duke tentuar të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë është mizori. Pazari ka ndodhur, ajo është deputete si të tjerët, pa marrë parasysh a është grua apo burrë. Është deputetja që ka ndrruar pozicionin politik për shkak të benificoneve. Gratë edhe burrat e këtij kuvendi janë të barabartë dhe nuk mbrohet e as sulmohet askush për shkak të gjinisë. Thirrja e partive të pushtetit është e paarsyeshme”, ka shtuar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.