Mobi Casa

Gashi për sulmin në Banjskë: Kryeministri tha se grupi është i rrethuar, si u larguan ata?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit më 24 shtator kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë.

Gashi ka rikujtuar se Kurti në konferencën për media të orës 10:00 kishte deklaruar se grupi i armatosur ishte i rrethuar dhe se i kishte bërë thirrje që të dorëzohej. Në fund, grupi arriti të ikte.

Sipas deputetit të LDK-së, pas deklaratës së Kurtit tregohet se grupit iu hap rruga për t’u larguar nga Banjska.

GRANDEMALL

“Në aspektin teknik dhe taktik është në favor të Kosovës. Ata ikën, tash me marrëveshje pa marrëveshje nuk po hyj në detaje. Ka pasur deklaratë të kryeministrit, ju kujtohet ka qenë rreth orës 10 të mëngjesit të 24 shtatorit kur ai mbajti një konferencë për media dhe ka thënë se grupi kriminal që ka vrarë një polic të Kosovës është i rrethuar nga gjitha anët dhe ju bëjmë thirrje që të dorëzohen, ka qenë konferencë për media, mund ta gjeni dhe ta verifikoni”, ka thënë deputeti Gashi.

Gashi ka shtuar se nëse grupi i armatosur arriti të ikte, tregon se kryeministri ka mashtruar me deklaratën e tij.

“Pra, nëse kryeministri i Kosovës në orën 10 të mëngjesit ka thënë që ata janë të rrethuar, nënkupton që nëse ata janë liruar, ju ka çel rruga për me u largu, ose ata nuk kanë qenë të rrethuar, por kryeministri ka mashtruar. Pra, njëra duhet të jetë e vërtetë, jo të dyja. Mua mu pat dok deklaratë e papjekur sepse kur situata është në zhvillim kryeministri nuk duhet të flasë, nëse dikush bën thirrje për dorëzim, duhet të jetë Policia e Kosovës dhe jo të marrë karakter politik. Atë mëngjes kryeministri donte të merrte lëvdatat politike, por kur ata u larguan, ai nuk donte të merrte koston politike”, ka thënë Gashi. /Paparaci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.