Gashi: Për koalicion me PDK’në vendimin do ta marrë kryesia e LDK’së

Blloku LDK-AAK dhe NISMA është para një vendimi të rëndësishëm. Kryesia e LDK’së në mënyrë unanime ka marrë vendim që LDK’ja të udhëheqë koalicionin pas-zgjedhor dhe Isa Mustafa të jetë kandidat për Kryeministër.
Vendimin e kryesisë së LDK’së e konfirmon deputeti Arben Gashi, i cili shpreson në gatishmërinë e lëshimit së këtij posti nga i pari i AAK’së.
Për hyrje eventuale në koalicion me PDK’në vendimin do ta marrë kryesia e LDK’së.
“Nuk dëshiroj ta konsideroj këtë mundësi, gjithsesi mbetet në strukturat e LDK’së që të vendosin por preferenca në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vullneti i përgjithshëm është që të vazhdohet me koalicionin ekzistues”, tha Gashi për KTV.