Mobi Casa

Gashi: PDK-së i konvenojnë zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Dardan Gashi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nuk është e habitshme deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se zgjedhjet janë mundësi reale.

Ai ka deklaruar se proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie dhe mosefikasiteti i qeverisë janë duke e dëmtuar këtë subjekt, ndaj Veseli shfaqet i hapur edhe para kësaj mundësie, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka ndodhur që partia më e madhe në qeveri të dalë me një deklaratë të tillë, pikërisht atë që e ka thënë opozita, e ka thënë Kadri Veseli, andaj e quaj historike”.

“Ajo çka e tha në fund të ditës Veseli është që “nëse ekipi nuk është duke luajtur mire atëherë duhet të ndërrohet trajneri” që i bie të ndërrohet kryeministri, Isa Mustafa”.

FIDANISHTJA

“Drenica 1 dhe 2, nëse i shtojmë edhe Gjykatën Speciale, mund ta dëmtoj Partinë Demokratike të Kosovës, për këtë Veseli ka të drejtë sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, sepse sa më shumë që do të qëndroj PDK-ja me këtë qeverisje, duke i shtuar edhe këto procese do të dëmtohet”.

LEXO: Gashi: Veseli ta shpërbëjë Parlamentin
Gashi më tutje është shprehur se ende njerëz të caktuar mbajnë pozita të caktuara për shkak të të qenit pjesëmarrës në luftë, por ka kërkuar që largimi i tyre të mos bëhet në kurriz të drejtësisë.

“Fatkeqësisht ne jemi afër 20 vjet pas luftës, por mentaliteti nuk ka ndryshuar. Ende kemi persona që marrin vota pse ishin komandantë, e vetmja arsye që janë në skenën politike është që dikur ishin komandant.

“Ne jetojmë në një shoqëri të konspiracionit, nuk e besojmë kurrë atë që shohim por mendojmë që ka diçka mbrapa. Shoqëria kosovare duhet të lirohet prej shumë prej tyre sa i përket aktivitetit politik, mirëpo ajo nuk guxon të behet me akuza. Kjo metodë e largimit të personave nga skena politike po e falimenton drejtësinë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.