KKVITI

Gashi, pa klub, por merr milionat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ai fitoi 2 milionë franga bruto në vit, derisa edhe një milion do të marrë, pasi kontrata e tij do të zgjasë deri më 31 dhjetor

Në vend se të ankohet për largimin e pavullnetshëm nga skuadra amerikane Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, i jep të gjithë stafit nga një picë dhe i falënderon për tri vitet e fundit, shkruan ‘Blick’.

“Faleminderit për pasionin dhe përkushtimin tuaj! Uroj gjithë ekipin për një sezon fantastik”, thotë Gashi, përcjell albinfo.ch.

Për shkak se në ligë është i kufizuar numri i lojtarëve të huaj, Gashi nuk kishte të ardhme në skuadrën e Denverit.

Ai stërvitet çdo ditë me një trajner personal të fituesit dhe mban dietë, duke pritur ofertat. Gashi nuk është penduar që la Baselin për Amerikën, pasi ka përjetuar një përvojë të re, përcjell tutje albinfo.ch.

Uji Dea

Edhe financiarisht nuk ishte keq. Ai fitoi 2 milionë franga bruto në vit, derisa edhe një milion do të marrë, pasi kontrata e tij do të zgjasë deri më 31 dhjetor. Në Amerikë ka luajtur 64 ndeshje me 14 gola dhe 6 asistime.

Edhe rikthimin në Zvicër nuk e përjashton. Me GC ishte fitues i Kupës, kurse me Baselin kampion më 2015. U zgjodh dy herë golashënuesi më i mirë i Ligës, duke shënuar 53 gola në 144 ndeshje.

“Sigurisht se më mungon Zvicra”, thotë Gashi, duke u shprehur i hapur për një rikthim, pasi është 30-vjeçar.

https://www.albinfo.ch/gashi-pa-klub-por-merr-milionat/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.