Gashi: Nuk ka asnjë provë për krime lufte

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sami Lushtaku nuk do të vijë të hënën vetë në Prishtinë. Atë do ta sjellë nga Prekazi në Prishtinë, Policia e Kosovës, për të marrë pjesë si i akuzuar në procesin gjyqësor në rastin “BIRN”.

Lushtaku që nga e premtja pas mesnate është duke qëndruar në shtëpinë e lindjes në Prekaz pasi që atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore si i dyshuar për krime lufte.

KKVITI

Ai dhe shtatë persona tjerë nga Drenica dyshohen se gjatë vitit 1998 në fshatin Likoc të Skenderajt, aty edhe ku ishte i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme persona civilë, në kushte çnjerëzore, kanë rrahur dhe torturuar dhe cenuar integritetin shëndetësor të personave civilë.

Edhe pse prokurori Mauricio Salustro ka kërkuar që personat e dyshuar të paraburgosen, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur për të gjithë masën e arrestit shtëpiak.(Tribuna)