Gashi nuk e di fjalën ‘stop’, dy gola tjerë për Baselin
Shkëlzen Gashi nuk di të ndalet duke shënuar gola me skuadrën e tij Basel.Mesfushori kosovar ka vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme duke shënuar dy gola të rëndësishëm për Baselin, transmeton Telegrafi.
Basel ka shënuar fitore të madhe në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës në udhëtim tek St Gallen, duke mposhtur me rezultat 3-1.
Gashi fillimisht shënoi në minutën e 14-të për epërsinë e parë të Baselit, ndërsa golin e dytë në ndeshje e realizoi në minutën e 60-të.
Kujtojmë që mesfushori fantastik është lojtari shqiptar më në formë si dhe ka shënuar 20 gola në kampionatin zviceran. /Telegrafi/


