Gashi: Nga disa gurëthyes, qytetarëve po u vështirësohet jetesa

Gjilan – Puna e disa gurthyesve ka filluar që nga viti 2007, prandaj është e nevojshme të shikohet se a janë të pajisura me dokumentacion përkatës për të ushtruar veprimtarinë e tyre ka thënë Abdyl Gashi nga LVV.
Postimi i plotë:
Sot në mbledhjen e asamblesë komunale, morën pjesë dhjetëra qytetarë nga fshati Stanishor, ku edhe ngritën shqetësimin e tyre lidhur me kompanitë e gurthyesve.
Atyre po ju shkaktojnë dëmtimin e rrugëve dhe ndotjen e ambientit, me ç’rast po ju vështirësohet jetesa në atë rajon. Ata kërkuan që edhe Kuvendi Komunal t’u dalë në ndihmë, për tejkalimin e këtij problemi.
Puna e disa gurthyesve ka filluar që nga viti 2007, prandaj është e nevojshme të shikohet se a janë të pajisura me dokumentacion përkatës për të ushtruar veprimtarinë e tyre.
Drejtoria e inspeksionit duhet të kontrollojë punën e tyre që t’mos ketë pluhur apo minime afër shtëpive në mënyrë që banorët e asaj zone të mos dëmtohen dhe të bëhet vend i pabanushëm për shkak të papërgjegjësisë së kompanive dhe mosinspektimit adekuat të komunës./rajonipress/