Uji Dea

Gashi nga Asambleja Parlamentare e KiE: Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi i merituar në Evropë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropë,s ka thënë se Kosovës i është mohuar tepër gjatë vendi i merituar në Evropë.

Gashi ka deklaruar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk është çështje vetëm e rëndësisë politike për Kosovën, është çështje e një imperativi moral për të gjithë që ata kanë besuar në parimet e demokracisë e të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës

“Çështja këtu nuk është vetëm thjesht anëtarësimit, është çështje e njohjes, solidaritetit dhe parimeve themelore që na bëjnë bashkë si anëtar të familjes evropiane. Tepër gjatë Kosovës i janë mohuar, i është mohuar vendi i merituar në Evropë. Tepër gjatë populli ka vuajtur nga mungesa e dinjitetit nga përjashtimi, nga padrejtësia, këtu qëndron para jush si të barabartë, të gatshëm marrim vendin tonë të merituar në komunitetin e shteteve”, u shpreh Gashi.

“Është njohje e progresit që kemi arritur me ndërtimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të qytetarëve tanë”.

FITORJA

Ai, shton se rrugëtimi i Kosovës nuk përfundon ende, pasi sipas tij, po ballafaqohet ende me sfida.

“Rrugëtimi ynë nuk përfundon ende, ende ballafaqohemi me sfida, pengesa e kundërshtarë që përpiqen ta shkelin progresin tonë, që ta minojnë ekzistencën tonë, mbesim të përkushtuar në shtegun tonë drejt lirisë, vlerat e tolerancës e dinjitetit, dhe vizionit të Kosovës që është e lirë dhe demokratike”.

“Ju inkurajoj që të votoni në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm të afirmojmë përkushtimin tonë për demokracinë dhe të demonstrojmë solidaritetin tonë me popullin e Kosovës, derisa përpiqet të ndërtojë një të ardhme më të mirë me ne”.

Lulzim Basha, nga Partia Demokratike në Shqipëri, tha se ata që ruajnë interesat e serbëve në Kosovë do të duhej të kërkonin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në mënyrë që ata t’i gëzojnë përfitimet nga të qenet pjesë e kësaj organizate.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.