Fundamenti

Gashi, në mesin e yjeve në Amerikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas Fox Sport, Shkëlzen Gashi është në mesin e 50 lojtarëve me më influencë në Major League Soccer. Shkëlzen Gashi ka pasur një sezon të shkëlqyer me Colorado Rapids në Amerikë. Këtë e konfirmojnë jo vetëm statistikat, por gjithashtu dhe një nga rrjetet më të mëdha mediatike në këtë vend, Fox Sport.

Kjo e fundit e ka përfshirë sulmuesin kuqezi në listën e 50 lojtarëve me më influencë në Major League Soccer. Gashi është renditur i 19-ti në këtë klasifikim të veçantë.

“Finalizimi i Gashit i mrekullueshëm ndaj L.A Galaxy në play off nuk do të harrohet lehtë, dhe ky nuk ishte i vetmi gol i rëndësishëm i shënuar prej tij në këtë sezon. Gashi është shfaqur shpesh në momente të rëndësishme dhe pse mund të kishte qenë pak më shumë pragmatist përpara portë”, thuhet në përshkrimin e Fox Sport për Gashin.

FIDANISHTJA

Sipas Fox sports, Gashi mund të renditej më sipër nëse do të kishte realizuar më tepër gola për skuadrën e Colorados, por gjithsesi mbetet një prej yjeve të skuadrës, në një kampionat ku emrat e mëdhenj nuk mungojnë.

Sulmuesi shqiptar është renditur vetëm një pozicion më lartë se Steven Gerrard, ndërsa ka lënë pas emra si Didier Drogba, Clint Dempsey apo Nelson Valdez. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.