Gashi në garë për lojtarin e muajit në Zvicër, ndihmoje duke votuar
E përditshmja zvicerane, Blick.ch, në versionin e saj online, ka hapur një sondazh për lojtarin më të mirë për muajin mars, në kampionatin zviceran.Në garë për lojtarin më të mirë për muajin mars, është edhe Shkëlzen Gashi.
Shkëlzen Gashi, Munas Dabbur, Musa Konate, Guillaume Hoarau dhe Edimilson Fernandes, janë në garë për çmimin në fjalë.
Deri më tani, Gashi është duke prirë bindshëm me 41 për qind të votave.
Sondazhi do të jetë i hapur deri më 19 prill.
Pjesë e sondazhit mund të bëheni edhe ju, doke votuar në linkun e mëposhtëm./Indeksonline/
http://www.blick.ch/sport/fussball/superleague/wer-war-der-beste-im-maerz-waehlen-sie-den-fussballer-des-monats-id3642048.html


