Eko Higjiena

Gashi: Në Bashkësinë Islame të Kosovës ka hyrë një dreq i madh

/ 1 minutë lexim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Bashkësinë Islame të Kosovës në profilin e tij në Facebook.

“Një dreq i madh ka hy në Bashkësinë Islame të Kosovës, zoti i ndihmoftë. Ligj urgjent për organizimin dhe funksionin e bashkësive fetare” ka shkruar deputeti Gashi.

Mobi Casa

Anëtarët e Kuvendit të BIK me shumicë votash kishin shkarkuar kryetarin e deritanishëm të Kuvendit të BIK Xhabir Hamiti, i cili kishte deklaruar publikisht se do të kandidojë për postin e Myftiut të BIK’ut. Ky shkarkim është parë si një zhvillim i influencuar nga Myftiu aktual Naim Tërrnava, i cili po ashtu ka shfaqur ambicie për të mbetur edhe më tej në krye të institucionit të lartpërmendur./express/