ARKATANA

Gashi: Në Artanë qeverisja komunale po abuzon me pronat publike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Frika e kësaj qeverie komunale është si ajo e qeverisjeve të kaluara të cilat kanë abuzu me pronat publike, ndërsa tash po dëshirojnë të ikin nga përgjegjësia dhe t’i mbulojnë dëmet të cilat ia kanë shkaktuar komunës së Artanës, duke uzurpuar prona, duke lejuar ndërtime pa leje, pa bartjen e pronave nga prona bujqësore në prona ndërtimore përmes Kuvendit Komunal. E me këto keqpërdorime duhet të merret drejtësia ka shkruar Abdyl Gashi asamblist i LVV.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Artanës.
Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal në pikën e 9-të të rendit të ditës, Kryetari kërkoi që ta ndryshojë statutin e komunës duke kërkuar që drejtorinë e inspeksionit ta bashkojë me drejtorinë e administratës komunale, ndërkohë që këto dy drejtori s’kanë asgjë të përbashkët.

Mobi Casa

Gjatë fjalimit tim kryesuesja e Asamblesë Komunale disa herë tentoi të ma ndërprente fjalën, me pretekstin që nuk kam të drejtë të regjistroj fjalimin. Kryesuesja e ndërpreu seancën sepse nuk dëshironte të ballafaqohej me argumentet të cilat i kisha për t’u bërë thirrje anëtarëve të Kuvendit Komunal, që t’mos e votojnë këtë ndryshim, që mbi të gjitha është në dëm të qytetarëve të komunës sonë.

Frika e kësaj qeverie komunale është si ajo e qeverisjeve të kaluara të cilat kanë abuzu me pronat publike, ndërsa tash po dëshirojnë të ikin nga përgjegjësia dhe t’i mbulojnë dëmet të cilat ia kanë shkaktuar komunës së Artanës, duke uzurpuar prona, duke lejuar ndërtime pa leje, pa bartjen e pronave nga prona bujqësore në prona ndërtimore përmes Kuvendit Komunal. E me këto keqpërdorime duhet të merret drejtësia.

Si asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! asnjëherë nuk do të ndalem duke i adresuar problemet e komunës, dhe derisa ato nuk transmetohen në ëebfaqe zyrtare të komunës, e që është obligim ligjor që seancat t’i transmetojnë për qytetarët, unë do t’i regjistroj për transmetim individual fjalimet e mia në Kuvendin Komunal, në mënyrë që të njoftohen qytetarët me vendimet e Kuvendit Komunal të Artanës.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.