Gashi mposht Gerrardin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkëlzen Gashi ia ka bërë sefte me fitore në kampionatin amerikan.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë për skuadrën e tij Colorado Rapids përballë Los Angeles Galaxy.

Në një takim ku mysafirët ishin favoritë për të triumfuar, vendasit kanë arritur t’i befasojnë në fund të ndeshjes.

Ishte minuta e 95-të e takimit, kur sulmuesi i Colorado Rapids, Marco Pappa shënoi golin e fitores.

Eco Higjiena

Gashi në këtë sfidë ishte i pranishëm në fushë për gjatë 84 minutave dhe është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij.

Anëtari i Kombëtares shqiptare kishte tri mundësi të mira shënimi mirëpo fati ia ktheu shpinën, por edhe portieri mysafir që intervenonte në mënyrë të mrekullueshme.

Pas kësaj fitore, Colorado zë vendin e shtatë në tabelë pas dy xhirove me tri pikë të tubuara. /Telegrafi/