United Hospital

Gashi, milioneri i Amerikës

/ 1 minutë lexim
HW

Shkëlzen Gashi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është në mesin e 20 lojtarëve më të paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkëlzen Gashi është mes lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, ku që prej vitit të kaluar aktivizohet me ekipin e Colorado Rapids.

Emri i Gashit figuron mes 20 milionerëve të këtij kampionati, ndonëse duhet theksuar se rroga e shqiptarit nuk arrin shifrat e emrave si Kaka, Sebastian Giovinco, Andrea Pirlo, David Villa apo Bastian Schweinsteiger.

UBT

Ish anëtari i Baselit ka rrogë prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve.

Kurse, Jahmir Hyka përfiton shumë më pak te skuadra e San Jose Earthquakes. Ai përfiton 470.004 dollarë si rrogë të garantuar, me shifrën që arrin në 520.004 dollarë falë kompensimeve të ndryshme.

Kjo e bën mesfushorin shqiptar lojtarin e tretë më të paguar në klub, pas Chris Wondolowski dhe Simon Dawkins, të cilët përfitojnë nga 800 mijë dollarë në vit secili. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.