Fundamenti

Gashi: Me Strellerin si në kinema

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kosovari Shkëlzen Gashi është njeriu i momentit në Zvicër. Së bashku me Marco Strellerin edhe sivjet ata kanë projektuar një Bazel kampion. Njëri 33 vjeç i dyti 26 janë dyshja perfekte. “Ne e gjejmë veten në mënyrë perfekte”, thotë Streller, “Team Leaderi”.

“Shikoj nga Marco dhe shënoj”, ia kthen Gashi. “Prej tij mësoj shumë. Është si në kinema me filmat me mafiozë, ku qëllojnë me automatik pa fund. Në këtë rast unë e Marko qëllojmë portën me breshëri”. Dhe kjo ndërsjellje ka habitur edhe veteranin e Bazelit, që së bashku me Gashin kanë shënuar 3 gola. Ndërkaq tifozët e Bazelit kanë refuzuar hyrjen gratis në ndeshjen me Sionin.

Mobi Casa

Kanë mbledhur 10.000 franga të dhëna për bamirësi. Kujtojmë që mesfushori i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, nuk ka të ndalur në kampionatin zviceran të futbollit. Kosovari i Baselit ka shënuar golin e tij të radhës në fitoren jashtë fushe që skuadra e tij ka marrë ndaj Sionit.