Gashi, lojtari i muajit në Zvicër

Shkëlzen Gashi është zgjedhur lojtari i muajit në Zvicër. Ai ka lënë parapa vetës Albert Bunjakun që doli i dyti dhe Berat Sadikun, i cili u rëndit i pesti në bazë të votave në një sondazh të bërë nga tabloidi zviceran, Blick.
Sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi është zgjedhur lojtari i muajit në elitën e futbollit zviceran, në një sondazh të bërë nga tabloidi zviceran, Blick.
Anëtari i Kombëtares shqiptare ka marr 46.8 përqind të votave të lexuesve. Kurse, parapa Gashit është renditur sulmuesi tjetër Kosovar Albert Bunjaku. Anëtari i St.Gallenit ka mbledhur 16.5 përqind të votave.
Kurse, i treti ka dal Davide Chiumiento (FC Zürich / 16.1 përqind), i katërti ishte Raphael Nuzzolo (YB / 14.2 përqind), derisa vendi i pestë i takoj Berat Sadik (FC Thun / 6.4 përqind).