GRANDEMALL

Gashi: LDK nuk duhet ta anashkalojë procesin e dialogut me çdo kusht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se institucionet duhet t’i marrin përgjegjësitë e veta në procesin e dialogut me Serbinë. Ndërsa për mospjesëmarrjen në këtë proces të partisë së cilës i përket, Gashi ka thënë se nuk po i shmangen përgjegjësive.

“Nuk është ikje nga përgjegjësia. LDK do të marrë përgjegjësitë e veta në hapësirën politike në Kosovë. LDK duhet të jetë e hapur për çdo opsion, jo me çdo kusht të anashkalojë procesin” është shprehur Gashi në Info Magazine.

“Shtyllë kryesore e LDK është zgjidhja e proceseve me dialog, qasje proaktive për interesin e Kosovës dhe që të krijohet situata e përfaqësimit të dinjitetshëm. Kemi një qeverisje fragjile dhe ka zhvendosje të qendrën vendimmarrjes. Kryeministri po deklaron që nuk do ta marrë përsipër këtë punë[dialogun]. Një pjesë të përgjegjësisë po e bartë te Presidenti dhe një pjesë tjetër te zëvendësi i tij”.

UBT

Ai ka thënë se situata e tanishme në të cilën gjendet Kosova nuk është e krahasueshme me periudha historike si Ramubje dhe Vjena, pasi që sipas tij atëherë Kosova nuk ka qenë shtet.

Sa i përket dialogut Gashi ka deklaruar se LDK është mirë që t’i prijë këtij procesi, ashtu sikurse është mirë që t’i prijë edhe Qeverisë.

“LDK i prinë këtij profeci nëse është në udhëheqjen të Qeverisë ose pjesë e Qeverisë. Përgjegjësitë kushtetuese i ka qeveria, për pjesën e vet kuvendi. Kushtetua i përcakton detyrat. Populli i Kosovës ka vendos që LDK të jetë vetëm pjesë e Kuvendit jo e Qeverisë. Rezoluta e PSD ka nonsens politik dhe juridik. Qeveria e ka formuar këtë ekip, por nuk mund të detyrojë, të qet hapësira joreale si në aspektin politik. Nëse do të bëhej një ekip gjithëpërfshirëse PSD nuk mund të jetë në nivel të barabartë me LDK-në sepse është një herë e gjysmë më e vogël”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.