ARKATANA

Gashi: Kuvendi i komunës së Novobërdës përjashton qytetarët nga pjesëmarrja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdimin e seancës së mbetur nga e martja e kaluar e Kuvendit të Komunës së Novobërdës, që në fillim të seancës së sotme, kryesuesi i saj, që vjen nga radhët e Listës Serbe, kërkoi që të përjashtohen të gjithë qytetarët e pranishëm, por pa dhënë asnjë arsyetim siç e kërkon ligji përkatës. Nga radhët e partive shqiptare, këtë kërkesë e kanë përkrahur edhe këshilltarët e LDK- së të cilët janë përpjekur që edhe dhunshëm ta largojnë nga seanca qytetarin, Lirim Gashi, ndërsa kundër kanë qenë këshilltarët shqiptarë të VV, PDK dhe AKR ka thënë Abdyl Gashi nga LVV.

Vlerësojmë se kjo është rrjedhojë e seancës së kaluar kur u është mohuar e drejta e fjalës këshilltarëve të VV së, z. Avdyl Gashi dhe Selatin Nuhiut nga PDK. Duket se drejtuesit e Kuvendit nuk u mjaftuan vetëm me këtë ndalim të shprehjes së lirë të këshilltarëve komunalë të përzgjedhur nga vota e lirë, por këtë diktaturë sot e imponuan edhe te qytetarët duke i larguar nga seanca, pa dhënë asnjë sqarim se pse duhej të ndodhte kjo. Vlerësojmë se ky vendim, jo vetëm që është antiligjor, por është edhe mohim i të drejtës për informim të qytetarëve të komunës së Novobërdës, sepse vetëm përmes pjesëmarrjes fizike në seancë, ata mund të marrin informata se çfarë po ndodh në legjislativin e komunës.

GRANDEMALL

Nuk ka asnjë formë tjetër të përcjelljes së seancave të Kuvendit pasi që të njëjtat nuk transmetohen përmes mediave elektronike. Qytetarët e Novobërdës edhe pse kanë udhëtuar me dhjetëra kilometra për pjesëmarrje në seancë të Kuvendit dhe, pa pasur asnjë informim paraprak se seanca është e mbyllur, u mohohet e drejta të jenë dëgjues të seancave. Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim të Kuvendit, këshilltarët e partive shqiptare, VV, PDK dhe AKR, e kanë lëshuar seancën e sotme duke u solidarizuar me qytetarët e përjashtuar në mënyrë arbitrare ka thënë Gashi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.