Fundamenti

Gashi: Kurtit do t’i jepet përgjigja ndëshkuese të dielën, kryeministri ka sjellje agresive ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka komentuar veprimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti, për të cilin thotë se “ka kaluar në sjellje agresive” ndaj qytetarëve të Kosovës dhe se, sipas tij, ndëshkimi do t’i jepet ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor.

Gashi këto deklarata i ka dhënë në emisionin ‘Pressing’ në T7, derisa mori komentim edhe akuzat e kryeministrit nëpërmjet një video mesazhi për “sondazhe të kurdisura”, shkruan Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“Besoj që Kurtit do t’i jepet përgjigja ditën e diel dhe përgjigja do të jetë një përgjigje ndëshkuese dhe edukuese, në mënyrë që të riparohet mënyra e sjelljes dhe mendimit politik të kryeministrit. Mendoj se kryeministri ka kalu në një fazë të prepotencës dhe sjelljes agresive ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

“Nëse vjedhjet kanë ndodh dhe po bëhet fushatë me para të vjedhura, atëherë është Prokuroria, Policia, Gjykata që duhet të merret me atë punë. Jo kryeministri në ditë zgjedhjesh me iu drejtu qytetarëve të Kosovës me video mesazh që fushata po bëhet me para të vjedhura, sondazhet janë të kurdisura. Është e papranueshme një kryeministër me folë ashtu”, ka shtuar më tej deputeti i LDK’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.