Fidanishtja

Gashi: Kurti pësoi metamorfozë, pranoi gjithçka që kundërshtoi për 15 vjet

/ 3 minuta lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti ka pësuar metamorfozë.

Gashi për këtë ndryshim të Kurtit karshi Zajednicës dikur, e Asociacionit sot, thotë se e ka pyetur disa herë kryeministrin e Kosovës, por që kurrë nuk ka marrë përgjigje.

“Mendoj se para se të them se çka ndodhi me Albin Kurtin na duhet të bëjmë përveç bilancit të deklaratave ta bëjmë edhe bilancin e kostove sa i ka kushtuar Kosovës kjo, pra demonstrata 2008 kundër Pakos së Ahtisarit, qëndrimi kudër, marrëveshjes së Parisit , qëndrimi kundër shpalljes së Pavarësisë, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2011, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2013, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2015 e tutje kanë kosto politike dhe jetësore për përkrahësit e LVV dhe z Kurti. Unë këtë pyetje ja kam bërë në Kuvend Kurtit dhe s`kam marrë përgjigje”, thotë ai për Gazeta Blic.

Eco Higjiena

Gashi thotë se kostoja e kundërshtimit të Asociacionit nga Kurti në opozitë disa të rnjve u kanë kushtuar me jetë.

“Cili është çmimi, cilat janë kostot që i ka paguar Kosova. Disa të rijnë të reja i kanë paguar me jetë disa të tjerë me karrierën e tyre sepse kanë hyrë në VV si persona që kanë zhvilluar aktivitet kriminale ose aktivitet terrorist dhe karriera e tyre ka përfunduar duke besuar se po mbrojnë integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa sot qe realisht Kurti është në Qeveri si kryeministër, kërkesat dhe ambiciet e tij janë më të pakta sesa qëndrimet dhe kërkesat e Kosovës në këto tri vitet e fundit. Marrëveshje finale ligjërisht e obligueshme e ratifikuar nga dy kuvendet me njohje eksplicite. Ndërsa sot ajo që z Kurti ka pranuar publikisht është një marrëveshje e quajtur marrëveshje evropiane më herët franko gjermane si një zgjidhje e ndërmjetme, pra që nënkupton në një të ardhme afat mesme, ne do të fillojmë prapë të bisedojmë me Serbinë për statusin finale të Kosovës që unë mendoj se është rrezikshme nëse në këtë fazë jepet asociacioni pastaj do të kërkohet dhe do të ketë kërkesa për më shumë. Asociacioni është një obligimi i Kosovës që duhet të formohet, por duhet të formohet në momentin që arrijmë njohjen reciproke, dy paleshë. Në këtë marrëveshje që është marrëveshje evropiane nuk ka njohje reciproke”, thotë Arben Gashi.