UBT

Gashi: Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të ndërkombëtareve ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se Kosova nuk duhet që të jetë nën sanksione ndërkombëtare.

“Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet. Kosova nuk duhet që të jetë në sanksione ndërkombëtare. Është gabim strategjik dhe politik”, tha ai.

Uji Dea

Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë të gjitha lëshimet por ende nuk i janë hequr Kosovës sanksionet.

“Kryeministri Kurti ka menduar që këto punë janë hajgare. Është vështirë me ardhë deri të sanksionet por është edhe më e vështirë me ardhë deri tek heqja e sanksioneve. Tash edhe i ka ba krejt lëshimet edhe i ka sanksionet”, ka thënë ai. /Express/