Eko Higjiena

Gashi: Koalicioni PDK-LDK përjashton ndikimin e Beogradit në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish zëvendës presidenti i AKR-së, Dardan Gashi, i cili është edhe ministër në largim, e ka quajtur të natyrshëm dhe të mirë për Kosovën, koalicionin PDK-LDK.Gashi ka vlerësuar se ky koalicion i ofron Kosovës stabilitet politik për shkak se e përjashton Listën Srpska nga fuqia vendimmarrëse.

“Çdo koalicion, i cili do të varej prej votave të Listës Srpska, do të ishte koalicion i cili do të varej drejtpërdrejt nga Beogradi”, ka deklaruar Gashi.

UBT

Ai ka thënë se koalicioni i shumicës parlamentare duhet ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ndërkaq, kur është në pyetje opozitarizmi, Gashi ka thënë se AAK-ja, Vetëvendosje dhe Nisma do të kenë problem të bashkëpunojnë mes vete për shkak të orientimeve politike. /epoka e re/