GRANDEMALL

Gashi: Koalicioni PDK-LDK i gabuar, Haradinaj nuk do të bëhej kryeministër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se mënyra e bërjes së koalicionit LDK-PDK, ka qenë e gabueshme.

Arben Gashi këto deklarime i bëri në Zona B të Klan Kosovës, teksa shtoi se koalicioni i bërë nuk mund të quhet tradhti e VLAN-it.

Kjo për arsye që siç tha deputeti Arben Gashi, se të gjithë ishin në dijeni që Ramush Haradinaj nuk do të bëhej kryeministër i vendit.

”Isa Mustafa përfaqëson interesat e koalicionit, e po ashtu dhe pjesën më të madhe të LDK-së. Nuk ka ndryshime pa marrëveshje, sepse duhet të mblidhet Kuvendi”.

”Çfarë do lloj marrëveshje duhet të hyjë në votë, duhet të shkojë në Kuvend. Ky lloj ndryshimi në LDK në rast se ndodhë duhet të ndodh në rrugë procedurale, çka do që ndodhë ndryshe është kontestim. Formë procedurale do të thotë votim”.

Mobi Casa

”Qëndrimi përballë pushtetit nuk është i lehtë. Nuk ka logjikë të futet në votim të hapur gara për kandidaturë për të parin e LDK-së. Problemi fillon tek pritshmërinë publike që i kemi filluar me Isa Mustafën”.

”Mënyra se si është bërë koalicioni me PDK-në ka qenë gabim, por jo dhe koalicioni i bërë. Koalicionin tradhti të VLAN-it, nuk do ta quaja, sepse, të gjithë e dinin se Ramush Haradinaj nuk do të bëhej kryeministër i vendit”, tha Gashi.

Më tej ai ka thënë se LDK ka pasur një vendim të Këshillit që nuk ka koalicion me PDK-në.

“LDK ka pasur kapacitete shumë më të mëdha, ka mund të ndërtojë një model më pozitiv të qeverisjes. Si mund të ndodh që tre vjet krizë, asnjë ministër nuk flet. Kjo ndodh sepse njerëzit që erdhën në Qeveri nuk kanë një eksperiencë në politikë”.

”Kur je në opozitë ndërton pritshmërinë për të qenë ideal”, është shprehur Gashi. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.