Gashi: Koalicioni i ka numrat s’i duhet PDK-ja
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se koalicioni LDK- AAK- Nisma do ta krijojnë qeverinë mjaft stabile dhe pa kurrfarë problemi. Ai ka thënë se teknikisht koalicioni edhe pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje i ka numrat për krijimin e qeverisë.
Sipas Gashit, edhe në rastet kur kërkohet shumica prej 2/3, si për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, atëherë duhet që këtë ta votoj edhe PDK, pa qenë fare pjesë e qeverisë, sepse është zotuar për diçka të tillë.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, PDK përmes një kumtese të lëshuar për medie, e të nënshkruar nga zëvendëskryetari i saj, Kadri Veseli ka thënë se, Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse. /Gazeta Blic/


