Eko Higjiena

Gashi kandidat për një çmim të madh në Amerikë

/ 2 minuta lexim
HW

Shkëlzen Gashi është kandidat për çmimin “Debutuesi i vitit” në elitën e futbollit amerikan (MLS), pasi po shkëlqen me skuadrën e Colorado Rapodtis. Shkëlzen Gashi ka qenë një ndër protagonistët e Colorado Rapids, duke e ndihmuar skuadrën nga Denveri të sigurojë pjesëmarrjen në “play off” katër javë para përfundimit të sezonit të rregullt.

Pasi ka fituar një sërë çmimesh gjatë muajve të fundit, një tjetër vlerësim vjen për sulmuesin shqiptar Shkëlzen Gashin. Ky i fundit është përzgjedhur mes pesë kandidatëve për çmimin “Debutuesi i vitit”, që vlerëson lojtarin më të mirë në sezonin e të parë në ligën amerikane të futbollit (MLS).

28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me katër asistime, shifra pozitive duke pasur parasysh faktin që Gashi nuk ka luajtur si sulmues i parë si dhe ka qëndruar pa luajtur për disa javë si pasojë e një dëmtimi.

Fundamenti

Ai vlerësohet nga mediat amerikane për nuhatjen para portës dhe gjuajtjet nga larg, ndërsa si pikë e dobët cilësohet pamundësia për të dhënë pasin e fundit brenda zonës.

Rivalët e Shkëlzen Gashit këtë vit janë: Jelle Van Damme, Ashley Cole (LA Galaxy), Carlos Gruezo (FC Dallas) dhe Nicolás Lodeiro (Seattle Sounders)

Sezonin e kaluar këtë çmim e kishte fituar sulmuesi italian Sebastian Giovinco, i cili pati paraqitje të mira në sezonin e parë me Toronton.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.