Gashi: Ja pse refuzova Zvicrën për Shqipërinë
Shkëlzen Gashi ka bërë të ditur arsyen pse refuzoi Zvicrën për të luajtur me Kombëtaren shqiptare.
Shkëlzen Gashi ka treguar pse vendosi t’i bashkohej Kombëtares shqiptare.
Ai e refuzoi interesimin nga Zvicra për të luajtur me ekipin kuqezi.
“Zvicra kualifikohej vazhdimisht për në gara të mëdha. Andaj, unë vendosa që të luaj për Shqipërinë në mënyrë që të shkruajmë historinë e kualifikimit. Dhe, fatmirësisht këtë ia arritëm ta bëjmë”, deklaroi Gashi për emisionin Opinion në TV Klan.


