RCCOLA

Gashi i përgjigjet Kurtit: Rezultatet tua të tjerët nuk i shohin në ëndërr, ndryshe do të përfundonin në ankth kolektiv

/ 1 minutë lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qeverisjen e tij.

Kurti ditë më parë tha se rezultatet si ato të qeverisë së udhëhequr prej tij “në vendet e tjera as në ëndërr s’i shohin”.

RCCOLA

Gashi në një status në Facebook, ka shkruar se nëse do t’i shihnin “ do të përfundonin në ankth kolektiv”.

“Tha: në vendet tjera nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e mia! I them: sigurt jo, ngase do të përfundonin në ankth kolektiv. Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/