Mobi Casa

Gashi, i pavendosur për të ardhmen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ardian Gashi ende nuk e di të ardhmen e tij. Ai thotë se deri në korrik do të jetë i koncentruar vetëm te Helsingborgu, mirëpo pas saj nuk dihet se çfarë mund të sjell fati.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Ardian Gashi, nuk e di se ku do të luajë pas muajit korrik.

Gashi është në fundin e kontratës së tij me skuadrën suedeze, Helsingborg dhe të ardhmen e tij nuk e di ende.

Uji Dea

“Për momentin unë jam i fokusuar vetëm të luajë mirë me HIF. Kështu qëndron puna. Më pas, pasi të hapet afati kalimtar në korrik, ti duhet të shikosh se çfarë vjen”, u shpreh Gashi për mediat suedeze.

“Nuk mund të them më shumë se kaq, pasi nuk jam i gatshëm për të diskutuar për atë që po ndodh. Unë ende kam dëshirë dhe synim që të garojë në Evropë dhe ta fitojë ligën. Për këtë jam i pasionuar”, shtoi tutje futbollisti kosovar.