HW

Gashi i lumtur për Kosovën

/ 2 minuta lexim
HW

“Është një moment historik për Kosovën. Besoj që lojtarët do t’i tregojnë botës se sa vlen futbolli i Kosovës”, ka thënë Gashi.

Shkëlzen Gashi është njëri nga futbollistët e shumtë që i është gëzuar pranimit të Kosovës në UEFA. Ai nuk e ka harruar prejardhjen e tij, përkundrazi është shumë i lumtur për pranimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

“Është një moment historik për Kosovën. Besoj që lojtarët do t’i tregojnë botës se sa vlen futbolli i Kosovës”, deklaroi për “MLSsoccer.com”. Gashi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Kosova dhe sa herë mundet vjen edhe në pushime.

HW

Sikurse Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, dhe Valon Behrami edhe Gashi ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës. Ai tashmë ka vendosur që ta përfaqësojë Shqipërinë dhe do të marrë pjesë në “Euro 2016” së bashku me Lorik Canën. “Shumë lojtarë të mirë vijnë nga Kosova. Jemi krenarë dhe të fokusuar. Është me rëndësi pasi njerëzit shikojnë për atë që bëjmë dhe kjo është një punë e rëndësishme” .

Ai shpreson që Kosova të pranohet edhe në FIFA. “Shpresojë që Kosova të pranohet dhe të luajë në eliminatoret për një Kupën e Botës. Do të jetë një ditë e bukur për lojtarët dhe shtetin”, ka thënë Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.