ARKATANA

Gashi i bindur se LDK ka vota për Qeverinë Hoti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është deklaruar para mediave ku tha se sipas kërkesës së deputetëve të LDK-së dhe Grupit Parlamentar në përgjithësi është vendosur për seancën e nesërme.

Ai u shpreh i bindur se i kanë votat për Qeverinë Hoti.

I pyetur nëse kanë votat e të gjithë deputetëve të LDK-së për Qeverinë Hoti, Gashi tha se është e padinjitet që deputetët të konsiderohen si vota.

“Secili deputet është personalitet në vete dhe duhet të respektohen si të tillë.Nesër secili deputet e ka mundësinë që të jap vlerësimin e vetë në Kuvend dhe në fund vlerësimin përmes votës. Trajtimi i deputetit si votë nuk është i dinjitetshëm. Të gjitha marrëveshjet janë përmbyllur. Pyetni z.Limaj për deklaratën e Haxhi Shalës e këtë çështje, s’kam nevojë të diskutojë për çështjet e Nismës, nuk e kam atë problem dhe s’merrem me këtë çështje. Nuk është çështje e imja është çështje e personave të cilët kanë diskutuar”, tha Gashi, raporton Indeksonline.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se nesër ka seancë dhe janë të sigurtë kur kanë thirrur këtë seancë.

“Dhe në bazë të bindjeve të veta secili do të votojë, a janë 60 a janë 70 vendoset nesër. Është çështje procedurale, Osmani është kryetare Kuvendit dhe vendos se a do të udhëheqë seancën apo jo. Orientimi është që marrëveshjet të publikohen dhe do ti publikojë z.Hoti”, tha Gashi.

Gashi tha se nuk kanë deklaruar me asnjë deputet të PDK-së lidhur me votimin e Qeverisë Hoti./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.