HW

Gashi humb ndeshjen e parë, tashmë mendja te ndeshja kthyese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkëlzen Gashi u aktivizua nga minuta e parë në këtë takim, por u zëvendësua në minutën e 78 të ndeshjes. Ai nuk arriti të ndihmonte dot ekipin e tij të shmangte humbjen.

Colorado Rapids ka pësuar humbje në ndeshjen e parë finale të Konferencës së Perëndimit në play off-in e kampionatit amerikan të futbollit.

Takimi i zhvilluar si mysafir i Seattle Sounders përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Shkëlzen Gashi u aktivizua nga minuta e parë në këtë takim, por u zëvendësua në minutën e 78 të ndeshjes. Ai nuk arriti të ndihmonte dot ekipin e tij të shmangte humbjen.

UBT

Colorado kaloi i pari në avantazh në minutën e 13 me anë të Doyle, por Morris në minutën e 17 dhe Lodeiro në minutën e 61-të me penallti përmbysën shifrat.

Pavarësisht humbjes, Colorado është ende në garë për t’u shpallur kampion në Konferencën e Perëndimit, duke qenë se në ndeshjen e kthimit në fushën e tij i mjafton një fitore 1-0.

Në rast të shpalljes kampion në Konferencë, Colorado kualifikohet edhe për në finalen e madhe të play off-it të kampionatit amerikan ku ndeshen kampionët e dy konferencave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.