Gashi: Hodonoci qëndron besnik ndaj forcës për ndryshim

Kamenicë – Hodonoci ka qenë dhe është faktori i rëndësishëm i komunës së Kamenicës, të cilët akoma përkrahin forcën për ndryshim ka thënë Kujtim Gashi.
Unë gjeta mbështetjen e madhe nga banorët e Hodonocit, ku ju premtova atyre se problemet që i kanë do të rregullohen gjatë qeverisjes time, ne do të trajtojmë këtë pjesë me shumë veçanti, duke bërë investimet që ju nevojiten.
Hodonoci e ka dhënë besimin ndaj numrit 94, ne së bashku me këta banorë do të ndryshojmë Kamenicën, andaj votoni forcën për ndryshim, votone për zhvillimin e Kamenicës. /rajonipress/