Gashi, golashënuesi më i mirë në Zvicër

Bazeli sërish është lider në superligën zvicerane. Shkëlzen Gashi ka shënuar dy gola në fitoren 3:0 të Bazelit kundër Aaraut.
Lojtari i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, po shkëlqen në kampionatin zviceran.
Shkelzen Gashi ka shënuar dy gola fantastikë para 28 mijë spektatorëve në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel.
Janë gjithsej 9 gola të Gashit në këtë stinor, kështu që golashënuesi shqiptar më i mirë i vitit të kaluar është po ashtu golashënuesi më i mirë në këtë stinor në superligën zvicerane.
26-vjeçari nga Kosova ka shënuar në minutën e 17-të dhe 86-të për Bazelin në ndeshjen kundër Arau.
Golin e tretë e ka relizuar për Bazelin futbollisti Breel Embolo, në minutën e 92-të.
Pas kësaj fitoreje Bazeli udhëheq kampionatin me 35 pikë, ndjekur nga Cyrihu me tri pikë më pak.
Shkelzen Gashi, golgeteri i superligës së Zvicrës, në fund të sezonit pati kaluar nga Grasshoppers (GC) i Cyrihut në FC Basel.
albinfo.ch