Fundamenti

Gashi flet për golin më të mirë në karrierë, ushqimin dhe sportet tjera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkëlzen Gashi është përgjigjur nga pyetjet e tifozëve që janë bërë në adresë të ‘Twitterit’ të skuadrës së tij, Colorado Rapids.

Sulmuesi kuqezi ka shuar kureshtjen e fansave të skuadrës amerikane duke iu dhënë informacione për karrierën futbollistike, por edhe rreth jetës private.

Edhe pse vetë është futbollist, Gashi i tregoi fansave se i pëlqen shumë tenisi dhe basketbolli, sporte që do t’i ndjekë më shumë gjatë olimpiadës së Rios, interesante ishte përgjigjja e Gashit për pyetjen se çfarë profesioni do të kishte zgjedhur nëse nuk do të ishte bërë futbollist, ku ai theksoi se ndoshta do të ishte diplomuar në jurisprudencë ose do të bëhej pilot.

Mobi Casa

Çdo futbollist ka preferencat e tij për sa u përket kolegëve që luajnë me skuadrat më të mira në botë, ndërsa, Gashi, nëse do të kishte pasur mundësinë e zgjedhjes, do të preferonte të luante përkrah Ronaldos së Brazilit.

Ushqimi i preferuar i Gashit është flija tradicionale shqiptare, teka goli më i bukur në karrierë veçohet finalizimin në fitoren 2-1 më Armeninë në Elbasan Arena, shumë i rëndësishëm për kualifikimin e Shqipërisë në finalet e Evropianit.

Ndërsa, nga eksperienca e deritanishme në MLS, Gashi veçon si atmosferën më të bukur në futbollin amerikan atë që krijohet nga impianti i skuadrës së New York Cityt, por sigurisht stadiumi i Colorado Rapids mbetet unik për të. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.