UBT

Gashi fiton një tjetër çmim, lë yjet prapa vetes

/ 2 minuta lexim
HW

Shkëlzen Gashi, sulmuesi i Colorado Rapidsit, ka fituar çmimin “MLS Soshies”. Shkëlzen Gashi fiton një tjetër çmim individual në Major League Soccer. Sulmuesi shqiptar ka triumfuar duke bërë të tijin çmimin “MLS Soshies” të dhënë nga Federata Amerikane e Futbollit.

“MLS Soshies” është çmimi për futbollistin më popullor në rrjetet sociale, që tërheq më tepër vëmendje nga tifozët sa herë që zhvillohen sondazhe, apo edhe me fotografitë dhe videot që publikojnë.

Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi u preferua nga fansat përpara disa emrave shumë të rëndësishëm që luajnë aktualisht në Major League Soccer.

Pjesë e sondazhit të organizuar nga Federata Amerikane e Futbollit ishin edhe yjet e këtij kampionati, si David Villa, Didier Drogba dhe Sebastian Giovinco.

United Hospital

Pasi ishte protagonist në kualifikimin e Colorado Rapids deri në finalen e Konferencës së Lindjes, vlerësimet për Shkëlzen Gashin nuk munguan në sezonin që u mbyll në MLS.

28-vjeçari kuqezi u shpall fitues në garën për Golin më të Bukur të vitit në sezonin e rregullt, me rrjetën e realizuar nga goditje dënimi ndaj Vancouver Wihtecaps.

Në sezonin e parë në futbollin amerikan me skuadrën nga Denveri, Gashi fitoi edhe çmimin “Këpuca e Artë” te Colorado, si dhe çmimin “Lojtari i preferuar i tifozëve”./gazeta express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.