Eko Higjiena

Gashi fiton dy çmime në Amerikë

/ 2 minuta lexim
HW

Nuk ka të ndalur sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids, duke fituar çmime individuale në sezonin e parë të tij në MLS (SHBA).

Së fundi, 28-vjeçari është përzgjedhur autori i golit më të bukur sezonal në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS).

Po ashtu, Gashi është shpallur edhe njeriu i golit më të bukur të vitit në klubin e tij. Bëhet fjalë për dy gola të ndryshëm.

UBT

“Këpuca e Artë” në Zvicër, për dy sezone, Gashi ka pasur një sezon të shkëlqyer me Colorado Rapids. Përveçse ka shënuar disa gola të jashtëzakonshëm, dy prej tyre janë zgjedhur më të mirët.

Goli i vitit në MLS është shpallur gjuajtja e lirë ndaj Vancouver Whitecaps FC, kurse goli i vitit, i përzgjedhur nga ana e fansave të Colorado Rapids, është goditja e bukur jashtë zonës së rreptësisë, ndaj LA Galaxy. Gashi në sezonin e parë në Amerikë ka shënuar 9 gola.

Aktualisht, futbollisti i kombëtares shqiptare, që nuk është thirrur nga De Biasi, çuditërisht, gjendet me pushime. Fillimisht ka zbarkuar në Prishtinë, ku ka rrënjët, pastaj në Zvicër, ku jeton familja e tij. Ndër legjionarët kuqezinj, ai mund të konsiderohet si më i suksesshmi, sepse ka fol me gola në klubin përkatës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.