Gashi: Asnjë euro s’e kemi marrë nga Qeveria, përdorëm edhe lidhje private sërish Kurti s’pranon të na takojë

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës vitin e kaluar nuk i ka mbështetur pensionistët financiarisht, raporton Ekonomia Online.

Ai madje ka thënë se shumë herë kanë kërkuar takim me kryemsinitrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, mirëpo asnjëherë nuk u janë përgjigjur shkresave të tyre edhe pse kanë përdorur edhe lidhje private.

Gashi thotë se gjendja e tyre është shumë e keqe dhe se Qeveria tash e gjashtë vjet i’u ka mbet borxh pensionerëve duke e përdorur fondin e tyre për nevoja të tjera.

Ai më tej thotë se gjatë vitit të kaluar kanë dërguar mbi 15 shkresa për të kërkuar takim, mirëpo vetëm sekretari në Ministrinë e Financave i ka vizatuar njëherë e nga i cili kanë marrë vetëm premtime verbale.

“Gjendja e Pensionistëve të Kosovës është shumë keq. Përkundër insistimeve tona, të pa reshtura të një pas njëshme, të mënyrës normale të mënyrës morale, nganjëherë duke u munduar me përdor edhe lidhje private ne nuk kemi mundur me realizua kontakt as me Kryeministrin as Ministrin”, thotë ai.“Kërkesa jonë që ja kemi adresua Qeverisë është që të informojmë mbi problemet me të cilat ballafaqohen të gjithë të moshuarit e Kosovës që e quajmë të moshës së tretë, të gjithë personat që janë mbi 65 vjet në një formë apo në një tjetër ata janë të pensionuar apo pensionistë. Ata ndahen në pensionistë bazik që janë me nga 100 të ardhura në muaj dhe ata kontribut pagues të cilët kanë një stazh të përvojës së punës dhe marrin komformë një ndarje që edhe ajo nuk është adekuate dhe reale. Kjo nuk i ka bërë këtë kurrë dhe ju ka borxh tash e 6 vite pensionerëve duke e përdorur fondin e të ardhurave për pensionerët për nevoja tjera”.

Ai thotë se paraqitja çdo 6 muaj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale po u shkakton shumë probleme për faktin se ka prej atyre që janë me probleme shëndetësore.“Me Kryeministrin i kemi dërgua disa shkresa por meqë e kemi pa që kanë hasë në vesh shurdhër, atëherë kemi kërkua Ministrin së paku zotin Hekuran Murati dhe ne i kemi thirrjet me telefon dhe i kemi shkresat me e-mail që janë sigurisht përmbi 15 herë që kemi provuar me pas kontakt me ata dhe nuk kemi arrit. Për fat të mirë është gjetur sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve zoti Enis Spahiu i cili më ka pranuar dy herë në takim dhe një herë më ka vizitua këtu në zyrë”.“Klubet futbollistike, klubet e sportet të gjitha janë OJQ-ja, dhe marrin me miliona euro mbështetje financiare nga Qeveria, kurse për lidhjen e pensionerëve të Kosovës nuk gjendet një euro, një euro nuk e kemi marrë prej Qeverisë së Kosovës, nuk e di ku ka me shkuar ma keq”, shtoi ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS