Fundamenti

Garë mes profesorëve për të marrë më shumë studentë në provime

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbi një mijë studentë i kanë rënë “hise” t’i testojë gjatë afatit të shtatorit njëri profesor i lëndës Makroekonomia I, të Fakultetit Ekonomik, kurse profesori tjetër i së njëjtës lëndë ka pyetur vetëm 9 studentë.

“Koha Ditore” ka siguruar dokumentet, ku shihet se në së paku 12 lëndë ka pasur raste të tilla, ku nga dy profesorë të së njëjtës lëndë, tek njëri kanë hyrë në provim qindra studentë, e tek tjetri edhe më pak se dhjetë studentë.

Madje, në një rast, një profesor ka pasur disa qindra studentë në provim, kurse kolegu i tij asnjë.

Eco Higjiena

Dallimet që kanë ndodhur rreth organizimit të orarit të provimet e afatit të shtatorit në këtë fakultet kanë shqetësuar disa profesorë.

Duke folur me kusht që të mos u përmendet emri në gazetë, ata kërkojnë të dinë se si ka ndodhur kjo formë e organizimit, aq më shumë kur dihet se për çdo student që hyn në provim tek një profesor i caktuar ai paguhet nga 60 centë, si shtesë page.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.