UBT

Garë e hapur mes Veselit, Mustafës, Kurtit, Haradinajt& Limajt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen, pritet të sjellin zhvillime interesante në garën për pushtet mes partive kosovare.

Analistët politikë vlerësojnë se me disa ndryshime tranzicionale, që po ndodhin në lidershipin e subjekteve politike, ashpërsia e rivalitetit politik mund të jetë shumë e theksuar, sidomos pas largimit të Hashim Thaçit nga pozita partiake dhe garës së hapur tashmë mes Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt në koalicion të përbashkët, derisa pas zgjedhjeve në ‘Vetëvendosje’ pritet edhe rikthimi i Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik,shkruan gazeta Kosova Sot.

ARKATANA

Politologu Faik Krasniqi thotë PDK-ja pa Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin në krye të partisë nuk do të jetë as më e fortë, por as më e dobët. “Kjo parti e ka një elektorat të qëndrueshëm dhe ndërrimi i liderit nuk çon peshë të madhe, siç mund të ketë ndikim të madh te partitë e tjera. Edhe pse njerëzit e kësaj partie, por edhe familjarë të tyre, janë alfa dhe omega e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë”, tha ai. Sipas tij, në LDK ka pasur trauma të vazhdueshme politike, kur pas vdekjes së presidentit Rugova kjo parti mori teposhtën, e ndarë në shumë klane e grupe interesi.
LDK-ja rrezikon vendin e dytë

Krasniqi ka pohuar se e fuqishme do të jetë edhe ‘Vetëvendosje’, edhe pse kjo parti identifikohet me Albin Kurtin për shkak të karizmit të tij, derisa tërheqja taktike e tij nga posti i liderit nuk do të ndikojë tek zmbrapsja e elektoratit të tyre. Ndërsa për Haradinajn ai thotë se është vendimtar për AAK-në. “AAK-ja ka krijuar fuqi përmes liderit të tyre, Ramush Haradinaj, për shkak të së kaluarës së tij heroike në kohën e luftës, por edhe në kohën sa është pjesë e politikës, e sidomos 100-ditëshin e famshëm si kryeministër./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.