UBT

“Gardiani” i Dritës Artan Latifi përshëndetet nga futbolli

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Legjendat dhe kapitenët e klubit kur largohen nga futbolli është e dhimbshme, por është krenari për klubin, tifozët e qytetin ku jeton. Artan Latifi, portieri i Dritës pas plot 20 vitesh ka marrë vendimin që t`i thotë lamtumir futbollit. Latifi në derbin lokal me lot në sy nën përcjelljen e familjarëve të tij, me emocione drithëruese është përshëndetur nga tifozët e shokët e tij, për t’ju lënë të rinjëve vendin të cilin me krenarie dinjitet e mbajti plot 20 vite me radhë.

“Gardiani”, Latifi, për gjithë këto vite ishte i pazëvendësueshëm në portën e “bardh e kaltërve”, për të kontribuar në sukseset e mëdha të skuadrës së tij Drita, por në momentin kur vendosi për t`i thënë lamtumirë futbollit, sikur ju shkëput një pjesë e trupit të tij.
“Të jesh 20 vite në mesin e klubit, të përjetosh të mirën e të keqën, gëzimin e hidhërimin, të kesh një armatë të tërë të tifozëve pas vete dhe t’ju thuash lamtumirë është shumë vështirë, por jam shumë krenar për tërë jetën time që isha pjesë e Dritës dhe tifozëve më të mirë në botë “Intelektualëve”, nga zemra i falënderoj të gjithë ata që gjatë tërë karrierës sime më kanë përcjellur”.

34 vjeqari Latifi, vetëm tri vite nuk ishte në Dritë ishte pjesë e skuadrave të mëdha të asaj kohe te KEK-u, Hysi dhe në Besianë, por gjithmonë me zemër ishte tek ngjyrat “bardh e kaltër” të Dritës.
“Zemra ime asnjëherë nuk është qetësuar, me trup isha në këto klube ku i falënderoj për besimin që kishin ndaj meje por zemra ime gjithmonë ishte tek ngjyrat “bardh e kaltër” të Dritës”.

Artan Latifi tregon për herë të parë se cili ishte idoli i tij gjatë karrierës së tij prej portieri.
“Gjithmonë idol e kam pasur portierin Spanjoll dhe legjendën e Real Madrid, Iker Casillas, ai për mua ka qenë inspirim gjatë karrierës sime”.

Roli i portierit në lojën e futbollit është sa gjysma e skuadrës, por gjatë karierës së tij, Latifi, tregon se me cilin lojtar ka pasur probleme më të mëdha.

KKVITI

“Për të gjithë kundërshtarët kam pasur shumë respekt, por probleme më të mëdha më kanë shkaktuar dy sulmuesit kosovar mjaft të spikatur dhe të nderuar Malsor Gjonbalaj dhe Haxhi Zeka, këta dy sulmues kanë qenë të paparashikueshëm”.

Se cila do të jenë sfidat e ardhshme për ish kapitenin dhe portierin e Dritës, Latifi theksoi. “Për momentin shumë shpejt të jem në shtetin e Kanadës, e pastaj se si rrjedhin gjërat të shohim”.

Ish-kapiteni, Artan Latifi, i mërzitur, por edhe krenar që i ka takuar skuadrës së Dritës ka një porosi të veçantë.
“Faleminderit Drita, faleminderit tifozët më të mirë në botë “Intelektualët”, pa ju as unë nuk do të arrija gjerë këtu, ju ishit dhe do të mbeteni si një pjesë e familjes”, shpërthen me lot, Artan Latifi, që do t`i mungon shumë futbollit të Kosovës./rajonipress/