Fundamenti

Garanton NATO-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO-ja e ka në Kosovë forcën e KFOR-it, e cila garanton paqen dhe sigurinë në këtë rajon si pjesë e ruajtjes së paqes në Evropë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për NATO-n dhe se prania e KFOR-it në Kosovë është prioritet për këtë aleancë. Këto komente Stoltenbergu i bëri dje në një konferencë të përbashkët me kryeministrin, Isa Mustafa, ku ka thënë se KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa kjo prani është e nevojshme.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për largim të retorikës nxitëse dhe për vazhdim të dialogut. Kurse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kufijtë e Kosovës nuk po cenohen dhe se KFOR-i është garantues i paqes dhe i stabilitetit.

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, por ka thënë ky transformim është peng i ndikimit të Serbisë.

FITORJA

Stabiliteti në Ballkan, i rëndësishëm për NATO-n

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi tepër të madhe për NATO-n dhe se KFOR-i mbetet prioritet për aleancën, pasi, sipas tij, siguria dhe stabiliteti në këtë rajon është me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në tërë Evropën.

“KFOR-i është operacioni ynë më i gjatë tash me rreth 4500 trupa këtu në terren. Për 18 vjet të kaluara KFOR-i ka ndihmuar transformimin e Kosovës në një vend më të sigurt dhe sot gjurmët e NATO-s në Kosovë shkojnë përtej pranisë sonë ushtarake. Ne jemi të zotuar drejt ndërtimit të kapaciteteve. Ekipi ynë këshillimor i NATO-s do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë fushë, duke përfshirë edhe mbështetjen drejt FSK-së brenda mandatit të saj të tanishëm”, është shprehur Stoltenbergu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.