UBT

Gara e diturisë në Austri, një festë e bukur për nxënësit

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në lokalitetin turistik të Radstadit, rrethina e Salzburgut, fundjavën e shkuar ishte festë e vërtetë. Aty koloritit alpin iu shtuan ngjyrat e buzëqeshjet e fëmijëve shqiptarë nga e gjithë Austria. Ishte dita kur do të tregohen njohuritë e mësuara mbi atdheun, gjuhën, historinë e trojeve shqiptare. Tashmë tradicional, “Kuizi” i diturisë organizohet nga mësuesit e gjuhës amtare, kurse mësuesja Armida Biçaku ishte organizatore nikoqire bashkë me prindërit e veprimtarët e shumtë.

Austria ishte mike ndaj kombit tonë dje dhe sot. Ajo e financon mësimin e gjuhëve brenda Shkollës Publike duke siguruar të gjitha çka i duhet nxënësit, krahas mësimit në gjuhën e shkollës. Mag.Efie Fleck, përgjegjëse për mësimin e gjuhëve amtare, kësaj radhe mungonte fizikisht por ishte gjithkund e pranishme me përkrahjen e saj të vazhdueshme.

Për këtë festë erdhën mysafirë të nderuar nga të dy ministritë, ajo e Arsimit, Nuhi Gashi, përgjegjës për koordinim e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe nga Ministria e Disaporës Ymer Avdiu, udhëheqës i divizionit të Arsimit në MD. Ishte hera e parë që harxhimet e kuizit të mbulohen nga Ministria e Diasporës. Ishte ky një sihariq i mirë për mërgimtarët.

Programin e drejtoi mësuesi nga Vjena Osman Ademi, kurse hapjen e programit e bëri nikoqirja, Armida Biçaku. Blerim Canaj, këshilltari i parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, përshëndeti të pranishmit në emër të Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari.

”Për shkaqe pune Ambasadori i Republikës së Kosovës nuk mundi të jetë sot me ne por ai ju dërgon përshëndetje organizatorëve, mësuesve, nxënësve dhe gjithë të pranishmeve. Suksese në garën e diturisë dhe u përgëzoj për përpjekjet për kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare”. Tubimin e përshëndetën: z Ymer Avdiu, “Të dashur nxënës, mësues e prindër, ju përshëndes në emër të Ministrisë së Diasporës dhe personalisht të Ministrit Ibrahim dhe ju dëshiroj sukses në garën e diturisë.

Ngjarjet sikur kjo e sotmja, janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit këtu në diasporë. Së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ambasadën e Kosovës këtu ne do jemi vazhdimisht në mbështetjen tuaj. Këtë vit në Kosovë do organizohen programe javore për 20 nxënës me katër mësues nga Austria dhe finalen e Kuizit në televizionin publik më 27 korrik. Ju dëshiroj sukses dhe faleminderit për ftesën dhe pritjen”.

Uji Dea

Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit i përshëndeti të pranishmit duke iu dëshiruar suksese në emër të Ministrisë së Arsimit. “Projekti lidhur me tekstet mësimore me sukses po realizohet në ndihmë mësimit në diasporë. Pasuria e gjithë kësaj dite është prezenca e fëmijëve, krahas lojës, sigurisht do jetë një lojë e bukur më shumë gëzim, shumë dashamirësi. Do të jetë një lojë e bukur ku të gjithë fëmijët të dalin fitues, të ndjejnë gëzimin e punës së tyre të palodhshme që kanë bërë me mësuesit e tyre gjatë një viti” shtoi Gashi.

Nga vendorët përshëndetën: Tagwercher Josef, kryetari i Radstadt-it, “Faleminderit për ftesën dhe për ardhjen tuaj këtu në një manifestim kaq madhështor. Nxënësve u uroj suksese në kuiz dhe suksese në mësimin e gjuhës amtare”.

Mysafire ishte zj. Sigi Lanschützer, drejtoreshë shkolle. Ajo në fjalën e saj mes tjerash tha: “ Në Radstadt ka një numër të konsideruar fëmijësh me mësimin në gjuhën shqipe. E falënderoj zj.Armida për punën e mirë me nxënës që nga viti 2007. Ju faleminderit dhe suksese”. Përshëndetën edhe Mag.Ingrid Bogensberger, zv.drejtoreshë; Stefan Mitterwallner, drejtor shkolle dikur; Prof.Franz Weissensteiner, regjisor teatri.

Mësuesit dhe nxënësit që morën pjesë në garat e diturisë ishte i gjatë, ata kishin udhëtuar me qindra kilometra nga të gjitha Landet e Austrisë Nga Radstadt ekipi “Iliria”, me nxënësit Alba Aliti, Jetmira Murati, Besart Shabiu. Nga Zeltweg-u ekipi “Dardania” me nxënësit Arlinda Gallapen,Vjosa Bytyqi dhe Albjona Kicaj. Nga Graci ekipi “Dituria” , mësuese Bukurije Limani, me nxënësit Dionit Shala, Qëndresa Maloku, Egzona Shurdhaj. Nga Linci ekipi “Shqiponja” i mësuesit Izri Rexha me nxënësit Delvina Prushi, Medina Maliqi, Bujar Pajaziti. Nga Linci ekipi “Flamuri” i mësuesit Ismet Sinani, nxënësit Eltina Murati, Xhenoll Rexhepi, Xheneta Murtezani. Nga Wels-i ekipi “17 Shkurti” me mësuesen Rafete Kosumi dhe nxënësit Fatjon Zuljbeari, Ermira Ahmeti, Elmina Garipi. Nga Tulln-i ekipi “Dukagjini” i mësueses Miradije Berisha me nxënësit Fiona Kabashi, Hylja Nazifi, Leonit Ademi. Nga Gänsendorf-i ekipi “Afrim Zhitia” i mësuesit Ibrahim Hasanaj me nxënësit Argjira Elshani,Ilir Hasanaj, Blerim Gjyrveci. Nga Wels/Styer ekipi “Doruntina” i mësueses Besa Morina me nxënësit Shadije Sherifi, Arta Alili, Arbenita Alili.

Juria vlerësoi sipas pikëve të grumbulluara, se vendin e parë e meriton ekipi “Rozafa” nga Rottenmanin-i i mësueses Roza Nrecaj me nxënësit Laura Krasniqi, Maltrim Rexhaj, Drenusha Paqarizi. Vendi i dytë ekipi “17 Shkurti” dhe vendi i tretë ekipi “Dukagjini” . Shpërblimet i ndau mësuesi Shefqet Gashi, nga Vjena. Nuhi Gashi (MASHT-K) për fituesit dhe nxënësit pjesëmarrës dhuroi libra. Gara e diturisë u shoqërua me program të bukur artistik ku veçan lanë përshtypje nxënësit nga Grazi me vallet e tyre mjeshtërore nën përkujdesjen e mësueses Bukurje Limani. Nxënësit Fortesa e Fitore Rashiti, Kaltrina Neziri dhe Mione Sakiri nga Klagenfurti u paraqitën me skeçin “Kush e ka prishur librin” nën drejtimin e mësueses Feride Aradini.

Nikoqirët shtruan drekë me gatime nga kuzhina tradicionale shqiptare e cila u pëlqye nga të pranishmit./Hazir Mehmeti, Vjenë/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.